Transmetuar më 30-10-2024, 12:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një gjimnazi në Fushë-Krujë.

Nga informacionet paraprake mësohet se gjatë një konflikti me mjete prerëse në oborrin e gjimnazit “Shote Galica”, është goditur një 17-vjeçar.

Bëhet fjalë për të riun, Klisman Dani, i cili është goditur nga një bashkëmoshatar i tij.

Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).

Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit