Transmetuar më 30-10-2024, 11:22

Ajo nuk mund të durojë më. Alice Campello, ish-bashkëshortja e Alvaro Morata, deri më tani nuk ka dhënë intervista për divorcin e bujshëm, por herë pas here iu është përgjigjur disa komenteve në rrjetet sociale duke përshkruar gjendjen e saj shpirtërore.

Mbrëmë bëri të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur në spanjisht atyre që e akuzuan se publikon foto, ku shfaqet plot buzëqeshje, sikur mos t’i kishte ndodhur asgjë në jetën sentimentale dhe familjare:

“E kuptoj se mund të mendohet kështu, por ju siguroj se është e pamundur të jem e lumtur, të bëj sikur asgjë nuk ka ndodhur. Dua që fëmijët e mi të më shohin të buzëqesh formalisht, por kjo nuk do të thotë se nuk ndihem keq brenda vetes”.

Prandaj, edhe një herë, ndikuesja dhe sipërmarrësja italiane dëshiron të përsërisë një koncept: paraqitja e saj (dhe e kujtdo) në Instagram nuk është jeta reale. Marrëdhëniet e saj me Morata mbeten të relaksuara prej fëmijëve, si prindër, por duket se nuk ka gjasa pajtimi për të vazhduar si çift.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit