Transmetuar më 30-10-2024, 08:37

Përfshihen nga flakët dy automjete në Shkodër.

Dy atomjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Shkodër. Mësohet se pronar i automjeteve tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, është i njejti person. Gjithashtu bëhet me dije se nga kjo ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

‘Rreth orës 03:25, në lagjen "Kongresi i Përmetit", ka rënë zjarr në 2 automjete, tip "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong", në pronësi të shtetasit S. H.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit