Pas barazimit 2-2 të Liverpool-it me Arsenalin në “Emirates Stadium”, mbrojtësi holandez Virgil van Dijk foli për mediat angleze, ku ngriti sërish dyshimet për të ardhmen e tij. Mbrojtësit 33-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj nëse nuk rinovon, mund të largohet nga “Reds” pa lënë asnjë para në arkën e klubit.
"Jam shumë i qetë, e kam thënë tashmë shumë herë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Po e shijoj futbollin tim, ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Po kaloj një moment të mirë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë, dua të vazhdoj ta shijoj çdo ndeshje, sepse është loja më e bukur”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd