Transmetuar më 29-10-2024, 12:24

“Që nga ky moment, ‘Topi i Artë’ nuk ekziston më për ne”. Ky është qëndrimi shumë i ashpër i Real Madridit, pas lajmit se çmimi prestigjioz nuk do t’i jepej brazilianit Vinicius Jr, për të cilin shumë besonin se do të ishte fituesi, por përkundrazi përfundoi mbrëmë në duart e Rodrit, mesfushorit të Manchester City dhe Spanjës.

Këtë e raporton prestigjiozja sportive spanjolle “Marca”, duke shpjeguar se televizioni zyrtar i klubit ka anuluar programet speciale për çmimin.

Ishte vetë Vinicius, ai që vendosi të mos merrte pjesë në mbrëmjen gala, të planifikuar për mbrëmë, me mbështetjen e shokëve të skuadrës.

Real Madridi kishte përgatitur një fluturim çarter, që do të nisej rreth orës 15:00 me kapitenin, trajnerin, drejtuesit e ekipit dhe familjarë të tyre.

Gjithsej bëheshin rreth 50 persona. Sidoqoftë, çdo gjë u ndal disa minuta para nisjes së çarterit, kur u zbulua se Vinicius nuk do të ishte fituesi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit