Transmetuar më 29-10-2024, 10:31

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me ekspoziv mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se shkaku që 25-vjeçari i ka vënë lëndën plasëse në makinën e Renato Çepajt ka qenë në konflikt i vjetër mes tyre. Ndërkohë që nga shpërthimi i eksplozivit ka mbetur i vdekur vetë autori Kristi Balukja.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip "Volksëagen" në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen "Shënkoll", ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç. Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital. Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit