Transmetuar më 28-10-2024, 14:04

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Vëllai qëlloi me thikë vëllain.

Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Kompleksin Ramiz Sadiku në Prishtinë.

Raportohet se autori i dyshuar pasi ka goditur për vdekje të vëllanë është arrestuar dhe është duke u trajtuar në spital, pasi dhe ai ka marrë lëndime në trup.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari.

Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit