

SHKODËR- 22 bagëti (derra) janë djegur si pasojë e një zjarri që ka rënë mbrëmjen e djeshme në një stallë bagëtish në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Policia njofton se si pasojë e zjarrit janë djegur gjithashtu bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet pranë stallës.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
"Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmë (të dielën), rreth orës 21:10, në fshatin Vukatanë, në stallën e bagëtive të shtetasit A. Gj., ka rënë zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur 22 bagëti (derra), bazë ushqimore për bagëtitë dhe pjesërisht një automjet që ishte parkuar afër stallës", njoftoi policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





