Transmetuar më 28-10-2024, 11:10

Motori përplaset me mjetin bujqësor, drejtuesi rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dajç të Lezhës.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ndaloi drejtuesin e mjetit bujqësor.

‘Rreth orës 09:30, në fshatin Dajç, motomjeti me drejtues shtetasin F. M., rreth 30 vjeç, është përplasur me mjetin bujqësor zetor me drejtues shtetasin G. D.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. M., i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’, njofton policia vendore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit