Transmetuar më 28-10-2024, 10:34

Me 75.056 spektatorë të pranishëm dhe 7.614.585 euro të ardhura, derbi italian i mbrëmjes së djeshme është pozicionuar i dyti në historinë e futbollit apenin.

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit ishte “qershia mbi tortë” e këtij sezoni të Seria A, të paktën deri tani, sepse prodhoi emocione pa fund, gola në të dyja portat dhe numër rekord tifozësh në “San Siro”, i veshur në ngjyrat zikaltër në masën mbi 90%.

Më poshtë, podiumi i ri i ndeshjeve më të ndjekura (me më shumë tifozë në stadium) të futbollit italian:

1. Inter-Milan, më 22 shtator 2024 – 75.366 spektatorë të pranishëm, përfitimi nga biletat 7.626.430 euro.

2. Inter-Juventus më 27 tetor 2024 – 75.056 spektatorë të pranishëm, të ardhura 7.614.585 euro.

3. Inter-Juventus më 6 tetor 2019 – 75.923 spektatorë të pranishëm, të ardhura 6.620.976 euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit