Transmetuar më 28-10-2024, 08:14

Në fund, ndoshta Juventusi i tij buzëqesh më shumë, duke pasur parasysh se si po shkonte ndeshja. Bardhezinjtë po mundeshin me rezultatin 4-2, por arritën të dilnin me një pikë nga “San Siro” në fund. Thiago Motta shikon vetëm gjysmën e gotës plot. Në fund të ndeshjes, trajneri foli për “Sky Sport”.

Në disavantazhin 4-2 dukej se ndeshja mori fund, por treguat personalitet…

Patën shumë situata të komplikuara në mbrojtje, pas golit të katërt u bë më e vështirë. Interi mund ta mbyllte ndeshjen me golin e pestë. Pastaj, mbas barazimit 4-4 mund të kishim fituar ne. Kjo ndeshje duhet analizuar me kujdes.

Shifra të çuditshme, sepse kishit pësuar vetëm 1 gol më parë, ndërsa ndaj Interit u ndëshkuat 4 herë…

Ne mund të përmirësohemi në gjithçka, çdo ndeshje ka një histori të ndryshme. Sonte vuajtëm në fazën mbrojtëse, pavarësisht se Interi ishte i fortë. Deri më sot nuk kishim vuajtur kështu, duke lejuar kaq shumë mundësi shënimi. Sidoqoftë, ishte një ndeshje e hapur, me të dyja skuadrat që luanin për të shënuar.

Interi krijon shumë në të majtë, por ju ishit më të rrezikshëm andej. Si u përgatitët?

Ne kemi lojtarë në formë në atë anë, si Andrea apo Conceicao, që synonte Bastonin në krah. Nuk është e lehtë për askënd me një lojtar kaq të shpejtë, pastaj ai kishte edhe një avantazh të caktuar nga pikëpamja fizike.

Zgjodhët Danilo në vend të Gatti dhe humbët sigurinë mbrojtëse…

Ai dhe Fede janë dy lojtarë të ndryshëm. Braziliani ka dhënë shumë deri më sot, për shkak të përvojës në rol dhe aspektit fizik. Unë e shoh Danilon pak më të mirë se Gatti për momentin. Së bashku me Kalulu vuajtën në periudha të ndryshme, megjithatë bënë paraqitje të mirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit