Një ngjarje e bukur ka ndodhur në Tiranë, ku zjarrfikësit e bashkisë kanë treguar se përveç përballjes me zjarret dhe shpëtimin e jetëve njerëzore, ata janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë edhe kafshët në vështirësi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi një video ku tregohet se si punonjësit e shërbimit zjarrfikës shpëtuan një mace që kishte rënë në një pus 20 metra të thellë pranë “Shkollës së Kuqe”.
“Po ç’bën moj Kotele! Falë kolegëve të zjarrfikësve, trazovaçja e vogël është tani e sigurt dhe në gjendje të mirë,” shkruan Veliaj, duke theksuar përkushtimin e zjarrfikësve për të ndihmuar çdo krijesë që ka nevojë. Ky veprim tregon një anë tjetër të punës së zjarrfikësve, duke reflektuar humanizmin dhe ndihmën e tyre për komunitetin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd