Policia e Shtetit ka dhënë informacion rreth çamçakëzit që u tha se përgjum fëmijët në shkolla.
Në njoftimin e bluve bëhet me dije se pas kontrolleve të ushtruara, u vërtetua se tableti i gjetur në ngjyrë jeshile në shkollën në Yzberisht, nuk rezulton të ketë prani të ndonjë lënde psikotrope. Po ashtu mësohet se substanca ka në përbërje vitaminë E.
Më tej thuhet se pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, shërbimet e policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat.
‘Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e premte, më datë 25.10.2024, për një substancë në formë tableti, në ngjyrë jeshile, që dyshohet se përgjum fëmijët, ju njoftojmë se:
Në vijim të kontrolleve të ushtuara, në një shkollë në Yzberisht është sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile dhe nga analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP, është arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope dhe rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.
Pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat’, njofton policia.
Çfarë është vitamina E dhe roli i saj në organizëm?
Vitamina E i takon grupit të vitaminave që treten në yndyrna që do të thotë që vihet në lidhje dhe riciklohet me yndyrën e trupit. Në rend të parë Vitamina E ndihmon mirë lëkurën, flokët dhe lëkuren mukozale. Por, merr pjesë edhe në ndërtimin e muskulaturës, indeve lidhore dhe enëve të gjakut.
Trupi ka nevojë për vitaminen E që të mund të krijohet sistemi imun stabil. Ndihmon muret e qelizave nga lidhjet agresive me komponimet e oksigjenit, në atë formë që kap radikalet e lira dhe i bën të padëmshme.
Produktet bimore që janë të pasura me yndyrë natyrale janë zakonisht furnizuesit më të mire të vitaminës E. Veçanërisht të pasura janë vaji nga embrioni i grurit, vaj shafrani, vaji i lulediellit, bajamet, arrat dhe në drithëra por më pak të pasura me vitaminë E.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd