Transmetuar më 26-10-2024, 10:09

Lajm tronditës në Malin e Zi.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në vendin fqinj në orët e vona të së premtes (25 tetor).

Vëlla e motër, Milanka dhe Jovan Madgalj të moshës rreth 50-vjeçare, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në fshatin Sokolac të Bijelo Polje.

Sipas mediave vendase, vrasësi i identifikuar është përsëritës në kryerjen e veprave penale, ndërsa efektivët e policisë tashme janë në kërkim të tij.

“Të gjitha njësitet policore në dispozicion të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Veri”, njësitë kundër terrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi janë vënë në dispozicion dhe janë duke ndërmarrë operacione intensive për lokalizimin dhe ndalimin e autorit”, tha Administrata e Policisë (UP).

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorët e fshatit Sokolac ku ka ndodhur ngjarja, që të kenë kujdes, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë persona të panjohur të hyjnë në to.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit