Transmetuar më 25-10-2024, 21:12

ITALIA- Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14-vjeç, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh.

Sipas mediave italiane, rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.

Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.

Në foto shikoni pallatin nga ra e mitura, nga një lartësi prej të paktën 10 metrash, sot në orën 08.30 të mëngjesit.

Rainews raportoi se policia po merr në pyetje një person të rritur që ishte me vajzën në banesë.

Sipas rai, për momentin të gjitha pistat janë të hapura, nga rënia aksidentale deri te një akt i dhunshëm. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit