Transmetuar më 25-10-2024, 20:26

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion mbi tërmetin e regjistruar sot në Fier. Nga lëkundjet që u ndjenë në Lushjne, Berat e deri në Vlorë, nuk raportohet për dëme.

Mbrojtja Civile thotë se është në monitorim të situatës për zhvillime të mëtejshme.

Njoftimi:

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit