Transmetuar më 25-10-2024, 12:14

“Gazzetta dello Sport” raporton se Zlatan Ibrahimovic pati takime individuale me lojtarët e Milanit, përfshirë Rafael Leao, të enjten. Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjen e Serie A kundër Bologna të shtunën, e cila mund të luhet në Como me dyer të mbyllura për shkak të kushteve ekstreme të motit në rajonin e Emilia Romagna.

Këshilltari i “Red Bird”, Zlatan Ibrahimovic ndoqi një seancë stërvitore në Milanello së bashku me shefin e skautizmit Geoffrey Moncada, përpara se t’i takonte lojtarët individualisht. Ish-sulmuesi suedez gjithashtu uroi Paulo Fonseca dhe stafin e tij për fitoret e fundit ndaj Udineses dhe Club Brugge.

Raportohet se Ibra foli me të gjithë lojtarët, përfshirë Rafael Leao, i cili po përpiqet të përshtatet nën drejtimin e trajnerit të ri Paulo Fonseca. Leao nuk pritet të startojë kundër Bologna, por Ibrahimovic e siguroi anësorin portugez se tejkalimi i momenteve sfiduese është pjesë e zhvillimit të çdo lojtari, kështu që i kërkoi portugezit të qëndrojë i qetë dhe të punojë shumë.

Leaos iu kërkua të reagonte si kampion, të pranonte vendimet e trajnerit dhe ta shndërronte zhgënjimin e tij në ‘zemërim pozitiv’ në fushë. Leao e kaloi ndeshjen e fundit të Serie A kundër Udineses në stol, ndërsa u largua nga fusha pas 60 minutash në sfidën e Champions League kundër Club Brugge, në mesin e kësaj jave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit