Transmetuar më 24-10-2024, 23:23

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ka patur një debat të ashpër mes analistit Andi Bushatit dhe gazetares Klodiana Lalës, lidhur me hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Debati lidhet me një ligj që SPAK pretendon se është kaluar për të favorizuar biznesmenin Samir Mane në këmbim të një vile për Metën dhe Kryemadhin.

Debati:

Andi Bushati: Kjo quhet të bësh papagallin e SPAK, kjo që bën ti!

Klodiana Lala: Ti bën papagallin e Ilir Metës!

Andi Bushati: Të bësh papagallin e SPAK, të gënjesh se kjo nuk është në dosje. Po gënjen për vilën! Nëse gënjen për llogari të SPAK, bravo. Gënje për llogari të atyre banditëve.

Klodiana Lala: Po kush e tha që ka marrë vilë?

Kejdi Mehmetaj: Na ofenduat, na thatë nuk jeni përgatitur.

Andi Bushati: Nuk është burgosur Klodi Lala, por Ilir Meta.

Klodiana Lala: Papagallin ta mbajë për vete.

Andi Bushati: Gënjeve për llogari të SPAK. Më trego në dosje. Gënjeve për llogari të SPAK, bravo të qoftë. Turp të bësh papagallin e atyre banditëve!

Klodiana Lala: Ka një argument të SPAK që në këmbim të ligjit është premtuar një vilë që nuk është marrë nga zonja Kryemadhi dhe Meta. Bushatit i duke papagall i PSAK. Mua më duket Bushati papagall i Berishës dhe Metës. Kryemadhi ka thënë kam patur interes të porosis të një ndërtim të Ambasador 3. Kam rënë dakord të porosis vilë te Rolling Hills. Kur ambasadori grek takoi Metën dhe i tha do të jemi komshinj, Meta kërkoi të heq dorë. SPAK pretendon që jo, argumenti i zonjës kryemadhi nuk qëndron sepse vila ishte dhënë në premtim të ligjit. Pra nëse ju duket se të japësh argumentat e të dyja palëve papagall.

Andi Bushati: Ta sqaroj pse Klodi e meritonte termin papagall. Do pushojë kjo apo të iki fare?

Ylli Rakipi: Klodi lëre ta dëgjojmë dhe pastaj përgjigju.

Andi Bushati: Zonja Lala tha që në këmbim të ndryshimit të ligjit Zamir Mane do jepte një vilë. Zonjusha përballë tha kjo nuk është në dosje. Pra nuk ka lidhje direkte midis kalimit të ligjit dhe dhurimit të vilës. Klodi tha nuk ke lexuar dosjen, se kjo është. Këtu gënjeu dhe për këtë i thashë papagall. Këtë që thua që lidhja vërtetohet, ma cito në cilin paragraf? Klodi pretendon se është e vërtetuar, unë them jo. Kjo është të gënjesh për llogari të bandave që po shkatërrojnë opozitën.

Klodiana Lala: Është krejt jo etike dhe profesionale. Ky lloj qëndrimi është i qëllimtë për të shfokusuar çështjen nga thelbi. Të etiketosh një grua që raporton gjithë ditën për të majtë dhe të djathtë, papagall i SPAK, qoftë bushat dhe gjykoftë publiku. Kemi në fokus Metën nuk do merrem me ty.

Andi Bushati: Ilir Metën dhe dy standardet e SPAK.

Klodiana Lala: Ajo që raportova ishte korrekte.

Andi Bushati: Gënjeve publikisht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit