TURQI- Mediat turke kanë publikuar detaje të reja për mënyrën sesi vepruan agresorët e sulmit terrorist në ambientet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ) mesditën e së mërkurës. Qeveria e Erdoganit nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se PKK qëndron pas ngjarjes ndërsa mediat turke, HaberTurk që raporton se sulmuesi ka qenë një anëtar i PKK-së që nga viti 2016, por emri i tij mbetet i panjohur.
Dy autorët kishin kryer një vëzhgim të zonës para sulmit të tyre, duke publikuar në fakt një foto në të cilën dyshohet se çifti paraqitet të kapur për dore, duke dokumentuar në mënyrë të pakujdesshme masat e sigurisë dhe ambientet e TUSAŞ.
Sipas versionit të paraqitur nga mediat turke, burri ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me personat e sigurimit të objekteve, ndërsa gruaja ka hedhur veten në erë me granatë kur ka konstatuar se nuk ka mundur t’i shmanget arrestimit. Mediat turke gjithashtu kanë publikuar emrat dhe fotot e viktimave të sulmit terrorist. Viktima janë Zahide Guçlu, Cengiz Coskun,, Huseyin Canmaz, Atakan Sahin Erdogan, Murat Arslan.
Viktimat:
Zahide Güçlü, inxhiniere mekanike në TUSAŞ Cengiz Coşkun, Menaxher i Kontrollit të Cilësisë në TUSAŞ Hüseyin Canmaz, punonjës i TUSAŞ Atakan Şahin Erdoğan, oficer sigurie Murat Arslan, taksisti i cili u vra nga terroristët për të marrë automjetin me të cilin mbërritën në hyrje të TUSAŞ
Zahide Guçlu, e cila ishte nënë e dy fëmijëve dhe u bë e ditur se ajo ra e vdekur në momentin që mbërriti në portën e objekteve të TUSAŞ për të marrë lulet që i kishte dërguar i shoqi teksa festonte përvjetorin e martesës. Sa i përket vjedhjes së taksisë me të cilën terroristët mbërritën në objektet e Industrisë Ajrore, kjo ka ndodhur rreth 45 minuta para sulmit.
Mediat turke përshkruajnë se agresorët hipjen në taksinë e Arslanit dhe i thonë atij se duan të shkojnë në qendër të Ankarasë. Terroristët mësohet se vranë taksistin për t’i marrë automjetin. Në një moment atij iu kërkua të ndalonte në mënyrë që njëri nga të dy të pinte një cigare dhe më pas u qëllua. Më pas ata e futën trupin e pajetë të taksistit në bagazh dhe u drejtuan për në ambientet e TUSAŞ.
“Ata e qëlluan pas shpine”, tha babai i Arslanit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd