

Vincent Kompany tha se nuk kishte "asnjë justifikim", pasi skuadra e tij u mund 4-1 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, të mërkurën mbrëma. Bayern Munich rikuperoi disavantazhin e hershëm, barazoi 1-1 Barcelonën, por u ndëshkua nga gjigantët e pamëshirshëm katalanas, me heroin e “hat-trick”, Raphinha në veçanti, që iu shkaktoi probleme gjermanëve.
"Ne humbëm, ishte një disfatë e qartë. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të mësojmë nga kjo humbje. Goli i parë ishte i hidhur, sepse erdhi shumë shpejt. Në pjesën e parë, për gjysmë ore pata ndjenjën se mund të fitonim.
Më pas loja ndryshoi me golat e dytë dhe të tretë të kundërshtarit. Analiza e duhur e kësaj humbjeje duhet të vijë në paqe, në mënyrë që të mësojmë prej saj, – tha Kompany për mediat, pas ndeshjes.
– Dua të bëj një analizë shumë të saktë, nuk kam ndërmend të kërkoj alibi apo justifikime, sepse Barcelona e meritoi plotësisht fitoren. Ne nuk gjetëm zgjidhje për kundërsulmet dhe lojën individuale të treshes kundërshtare (Lewandowski, Yamal, Raphinha). Ishim një hap të vonuar në momentet vendimtare.
Nuk ka justifikime, duhet të mësojmë nga kjo ndeshje. Kjo humbje nuk do të vendosë sezonin tonë. Pse kishte një ndryshim kaq të madh në ritmin tonë midis pjesës së parë dhe të dytë? Është diçka që duhet ta shohim gjatë analizës së hollësishme të ndeshjes”.
Mbi vendimin e tij për të kryer zëvendësim të menjëhershëm me 4 lojtarë, pas golit të katërt të Barcelonës, Kompany shpjegoi: “Aktivizova shumë lojtarë, sepse kishim nevojë për freski. Nuk është e pazakontë të ndryshosh katër lojtarë kur je në disavantazh të tillë. Diferenca në rezultat ishte e madhe në atë pikë të lojës, kështu që donim energji të reja. Ne donim të sillnim një dinamikë të ndryshme në lojë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





