Transmetuar më 23-10-2024, 14:45

Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të mbyllë zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka deklaruar se ky hap qe do te nderrmerret është pjesë e vendimit të Sllovakisë për të mbyllur deri në fund të vitit edhe ambasadat e saj në Danimarkë e Norvegji, si dhe konsullatat e përgjithshme në Krakovë e Shën Petersburg.

Ndërkohë në një deklaratë në faqen e zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë thuhet se shërbimet për qytetarët sllovakë dhe raportet diplomatike do të mbahen nga ambasadat në shtetet fqinje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit