Transmetuar më 23-10-2024, 09:19

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar para pak minutash nga Blloku i Sigurisë për tu nisur drejt Gjykatës së Posaçme. Në GJKKO do të mbahet seanca për konfirmimin e masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.

Seanca do të nisë në orën 09:30, ndërsa para trupës gjykuese do të dalë edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohetpër pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit