

Zlatan Ibrahimovic, menaxheri i Milanit, foli në mikrofonat e “Sky” përpara ndeshjes kundër Club Brugge (3-1), e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve: “Skuadra është duke u përmirësuar, ka më shumë ekuilibër. Stafi teknik po bën gjithçka për ta konsoliduar grupin”.
A po ju befason Fonseca? A është prezenca juaj e reduktuar mediatike si qasje për ta bërë atë përgjegjës?
Po punojmë si më parë, nuk ka ndryshuar asgjë. Fonseca duhet të jetë vetvetja, staf teknik dhe lojtarë duhet të zgjidhin disa gjëra brenda për brenda familjes kuqezi, sepse janë profesionistë.
Milani ka një trajner, ndaj rregullat e tij duhen respektuar…
Disa situata janë dinamike, nuk mund të parashikohen. Kur ato ndodhin, duhet të dini si të reagoni. E rëndësishme është të jesh profesionist në fushë.
Çfarë buxheti keni planifikuar për Champions League?
Për të shkuar sa më larg, ne kemi krijuar një ekip që duhet të bëjë mirë në Itali dhe në Europë. Nëse nuk fitojmë, askush nuk do të jetë i kënaqur. Sa më shumë përparoni në Ligën e Kampionëve, aq më shumë fitoni edhe ekonomikisht.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





