Transmetuar më 22-10-2024, 22:24

Arresti shtëpiak për kreun e opozitës, Sali Berisha dhe arrestimi i dhunshëm dhe publik i Ilir Metës, kreu i forcës së dytë më të madhe të opozitës, është një mesazh i qartë se opozita duhet ta ndalë aksionin e saj politik që aktualisht është në fazën e intensifikimit të mosbindjes civile.

Kështu mendon Silva Caka, zëvendëssekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë.

Mënyra si u arrestua, si u rrëmbye, na jep ne mesazhe, për të lënë përgjysmë atë që opozita ka nisur", tha zonja Caka.

Kurse shtoi: "Më shqetëson fakti që lideri tjetër i një partie opozitare goditet në atë mënyrë, me një akt terrorist si ai i djeshmi 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare".

Caka thekson se arrestimi spektakolar i Metës erdhi dhe "në momentin kur u kuptua nga dosja e Çyrbjas se si funksionon vendosja në listë dhe sesi funksion suporti i bandave kriminale për të financuar blerjen e votave të PS dhe për të krijuar ndikim për të pasur njerëzit e tyre në listë për ata që i sigurojnë atyre informacione si nga SPAK, apo drejtoritë e tjera".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit