

Gjatë një eventi të organizuar nga “Betsson Sport” në “Sportitalia Village”, ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti i është përgjigjur pyetjes për rikthimin e tij të mundshëm në fushë. Legjenda e Romës, për habinë e të gjithëve, nuk e mbylli këtë skenar të bujshëm.
“Rikthimi im në fushë? Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë, – deklaroi ai. – Tashmë ka pasur lojtarë në të kaluarën, që janë rikthyer në fushë pas disa vitesh. Për të luajtur në Serie A duhet të stërvitem mirë.
Disa ekipe të Serie A më kanë kërkuar kohët e fundit. Ndodhi një muaj më parë dhe më bëri të ndihem pak i çmendur, hyra në mendime. E pyeta veten: pse më duan edhe pas kaq vitesh? Për dy muaj do të isha gati…”
48 vjeç i mbushi në shtator, Totti u tërhoq nga futbolli më shumë se 7 vite më parë, në fund të sezonit 2016-2017.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





