Transmetuar më 21-10-2024, 10:32

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, foli në Forumin e Bashkimit të Klubeve Europiane në Bruksel. Në mikrofonat e “The Athletic”, ai u ndal te Kupa e Botës për Klube: "Nuk është e nevojshme as për lojtarët, as për klubet, ndoshta i shërben FIFA-s.

Nëse do t’i përdorë fondet e saj për këtë kompeticion, FIFA do t’i largojë nga vendet ku thotë se është atje për t’i ndihmuar klubet. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes së futbollit. Duhen dëgjuar edhe sindikatat e futbollistëve, sepse janë ata që luajnë në fushën e blertë, që dëmtohen nga mbingarkesat fizike”.

EKIPET E KUALFIKUARA NË KUPËN E BOTËS PËR KLUBE

Al Ahly (Egjipt) – Fitues i Ligës së Kampionëve CAF 2020/21 dhe 2022/23

Wydad (Marok) – Fitues i Ligës së Kampionëve CAF 2021/22

ES Tunis (Tunizi) – Renditja e CAF

Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut) – Renditja CAF

Al Hilal (Arabia Saudite) – Fitues i Ligës së Kampionëve AFC 2021

Urawa Red Diamonds (Japoni) – Fitues i AFC Champions League 2022

Ulsan HD (Koreja e Jugut) – Renditja e AFC

Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Fitues i Ligës së Kampionëve AFC 2024

Chelsea (Angli) – Fitues i UEFA Champions League 2020/21

Real Madridi (Spanjë) – Fitues i UEFA Champions League 2021/22

Manchester City (Angli) – Fitues i UEFA Champions League 2022/23

Bayern Munich (Gjermani) – Renditja e UEFA-s

Paris Saint-Germain (Francë) – Renditja e UEFA-s

Inter (Itali) – Renditja e UEFA-s

Porto (Portugali) – Renditja e UEFA-s

Benfica (Portugali) – Renditja e UEFA-s

Borussia Dortmund (Gjermani) – Renditja e UEFA-s

Juventus (Itali) – Renditja e UEFA-s

Atletico Madrid (Spanjë) – Renditja e UEFA-s

Renditja FC Salzburg – UEFA

Monterrey (Meksikë) – Fitues i Kupës së Kampionëve Concacaf 2021

Seattle Sounders (SHBA) – Fitues i Kupës së Kampionëve Concacaf 2022

Club Leon (Meksikë) – Fitues i Kupës së Kampionëve Concacaf 2023

Pachuca FC (Meksikë) – Fitues i Kupës së Kampionëve Concacaf 2024

Auckland City (Zelanda e Re) – Renditja OFC

Palmeiras (Brazil) – Fitues i CONMEBOL Libertadores 2021

Flamengo (Brazil) – Fitues i CONMEBOL Libertadores 2022

Fluminense (Brazil) – Fitues i CONMEBOL Libertadores 2023

River Plate (Argjentinë) – Renditja CONMEBOL

Boca Juniors (Argjentinë) – Renditja CONMEBOL

TRI VENDE TË TJERA PËR T’U CAKTUAR

Fituesi i CONMEBOL Libertadores 2024

Një ekip: Renditja CONMEBOL

Një ekip nga vendi pritës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit