Transmetuar më 20-10-2024, 11:35

TIRANË- Pas protestës në sheshin "Skënderbej" ku të disa të rinj kishin veshur bluza me foton e Ardit Gjoklajt dhe me mesazhin "Më fal që nuk po të jap dorën, me vrau Erion Veliaj", disa të tjerë janë shfaqur me pankarta në duar.

Në pankarta shkruhej "Veliaj, kreu i Maratonës 5D" dhe "Ku është pylli orbital".

Ndërkohë që të rinjtë ishin në trotuar dhe po protestonin qetësisht, policia bashkiake ka tentuar t’ju heqë pankartat nga duart.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit