Transmetuar më 19-10-2024, 20:11

Ditën e djeshme u zhvillua seanca gjyqësore për Antonela dhe Mariela Berishës që dhunuan modelen Klea Prenga. Dy motrat dhunuan me një gotë qelqi 24-vjeçaren, duke i lënë shenja të pariparueshme në fytyrë.

Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie!”, shprehet ajo.

Më tej, nuk u kursye as ndaj gjykatëses së çështjes, duke publikuar një lajm për të:

“Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime”.

U rrëzuan provat e sulmit nga motrat Berisha, reagon sërish Klea

Më tej, rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha:

“Gjithashtu, u hodh poshtë mesazhi kërcënues ku Mariela thotë qartë: “dhuratën e ke nga unë”, ndërkohë që sot pretendojnë se ishin në restorant thjesht për darkë. Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve!”, përfundon ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit