
Të dhënat po ngarkohen...

SPANJE – Myrto Uzuni i papërmbajtshëm në ndeshjen që Granada po luan në shtëpi ndaj Tenerifes në kuadër të javës së 10-të të La Liga2.
Sulmuesi kuqezi e tundi dy herë rrjetën brenda 13 minutash lojë: të parin në të 20-tën minutë, i shërbyer nga Saenz, ndërsa 13 minuta më vonë e dërgoi topin në rrjetë pas bashkëpunimit me Boye.
Myrto Uzuni nuk ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare për sfidat e tetorit për arsye fizike. Sulmuesi nuk mund të kontribuonte pasi ishte në fazën e fundit të rikuperimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
