Transmetuar më 18-10-2024, 13:00

Kryetari i shkarkuar i bashkisë së Himarë, aktualisht eurodeputet i Parlamentit Evropian, zgjedhur përmes qeverisë greke, do të ketë një takim me Edi Ramën në kryeministri, sikurse bëhet e ditur nga axhenda e PE, raporton noa.al.

Të dhënat nga Brukseli evidentojnë se më 29 tetor 2024 ora 09.00, është planifikuar një takim në kryeministri, në Tiranë, i një grupi prej tetë eurodeputetësh me Edi Ramën.

Këta eurodeputetë janë anëtarë të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Mes tyre janë dy shqiptarë, Fredi Beleri dhe Adnan Dibrani.

Dhe ironia e madhe qëndron në faktin se në këtë grup që Rama duhet të takojë, bën pjesë edhe Fredi Beleri, i sulmuar ashpër, direkt nga Rama i cili nuk ka kursyer epitetet dhe akuzat ndaj tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit