Transmetuar më 18-10-2024, 13:24

Monedhat e ndryshme ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të papritur dhe si rrallë herë më parë këto vite, për të gjitha në kursin e sotëm të këmbimit valutor.

Dollari arriti në këmbimin me gati 91.1 lekë me 0.21 lekë rritje, kurse euro një rritje më të ulët, 0.03, por gjithsesi në ngjitje duke shkuar në 98.72 lekë.

Paundi britanik u rrit me 0.70 duke shkuar rnë 118.76 lekë.

Rritje ka edhe franga zvicerane që arriti sot në 105.17 lekë.

Ajo që vërehet gjithashtu është se rritje galopante kanë sot edhe ari dhe argjendi.

Për më shumë ndiqni tabelën e Bankës së Shqipërisë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit