Transmetuar më 17-10-2024, 09:03

Një aksident automobilistik është regjistruar në mëngjesin e së enjtes në qendër të qytetit të Elbasanit.

Një i moshuar është përplasur nga një automjet teksa po kalonte te vijat e bardha.

Si pasojë e aksidentit, i moshuari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të nisur hetimet e mëtejshme mbi ngjarjen.

Gjendja e të moshuarit mbetet e rëndë, ndërsa pritet të kryhen procedurat ligjore ndaj drejtuesit të automjetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit