Ishte padyshim dasma e vitit në Portugali. Jose Mourinho martoi vajzën e tij të parë Matilde, të shtunën më 12 tetor në pronën familjare në rajonin Azeitao, afër Setúbal.
Ata që morën pjesë në dasmë thanë më të mirën për mikpritjen e patëmetë dhe tre ditët e festës, raporton noa.al.
Mourinho kishte organizuar gjithçka në perfeksion dhe nuk donte t’ia dinte për paratë.
Sipas emisionit portugez “V+Fama”, dasma e Matildës me Danny Graham ka kushtuar të paktën pesë milionë euro.
Prezantuesi Adriano Silva Martins sqaroi se ata të ftuar që kanë udhëtuar nga jashtë nuk kanë paguar as fluturimet e tyre dhe as akomodimin.
Gjatë gjithë ditëve që zgjati festa, kishte dhjetëra roje sigurie në dyer dhe në rrugë, të gatshëm të vepronin për të mbajtur larg syrit të publikut atë që ndodhi në pasurinë e Mourinhos.
Duhet theksuar se trajneri portugez ka arkëtuar mbi 100 milionë euro, ndërsa paga e tij vjetore nga skuadra e fundit, ajo e Fenerbahçes është 10.5 milionë euro. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd