Transmetuar më 16-10-2024, 22:48

PARALAJMËRIM: Kujdes, lajmi ka të dhëna sensitive për atë që ka ndodhur!

Mëse i neveritshëm dhe rrëqethës është lajmi që vjen nga Kentaki, SHBA, ku një grua akuzohet për vrasjen e nënës së saj – më pas copëtimin e trupit dhe gatimin e pjesëve të trupit të pajetë. Më konkretisht, në furrë u gjet duke u pjekur, koka e të ëmës.

33-vjeçarja Torilena Fields kreu vrasjen e paimagjinueshme në shtëpinë e saj në Mount Olivet, Kentucky, ku policia u thirr të mërkurën për një "incident ku përfshihej një trup i vdekur", raporton WCPO, citon noa.al.

Një kontraktor që mbërriti në shtëpi për të bërë disa punë për nënën e gruas, Trudy Fields, gjeti pjesë të trupit dhe raportoi zbulimin e tmerrshëm në polici.

Trudy Fields nuk iu përgjigj trokitjes kur mbërriti tekniku. Ai shkoi në pjesën e pasme të shtëpisë, ki gjeti një grumbull flokësh që doli se ishin të viktimës, së bashku me një dyshek të përgjakur dhe shenja zvarritjeje në lëndinë.

Burri u tha oficerëve se ndoqi shenjat në oborrin e shtëpisë, ku gjeti atë që dukej të ishte trupi i copëtuar i Fields të shtrirë në tokë.

Kur oficerët mbërritën në shtëpi, gjetën trupin e copëtuar të Fields pranë një dysheku të përgjakur.

Në të kishte disa pjesë të trupit. Oficerët u futën në kuzhinë ku kanë gjetur edhe një enë brenda në furrë, e cila kishte pjesë njerëzore.

Policia tha se kur kanë hyrë në shtëpi, Torilena Fields nuk ka pranuar të dalë dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës për ta detyruar atë.

33-vjeçarja ishte e mbuluar me gjak në fytyrë, duar dhe rroba. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit