Transmetuar më 16-10-2024, 19:12

SARANDË- Ngjarje e pazakontë në një kopësht në Sarandë.

Mësohet se sanitarja e kopshtit Etleva Meta ka dhunuar drejtoreshën Valbona Mehmeti. Përleshje ka ndodhur në kopshtin shtetëror nr.3.

Siç raportohet, sanitarja, nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

Gjithashtu është njoftuar edhe Policia e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer hetimin. Pas hetimit policia ka arrestuar sanitaren Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit