Kompanitë e sigurimeve mund të fërkojnë duart lirisht nga 1 janari 2025 sepse vitin që vjen do të korrin shumë më tepër të ardhura nga sigurimi i detyrueshëm i automjeteve në Shqipëri
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka prezantuar në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet ne rregullore “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm”.
Në thelb, nga janari 2025 drejtuesit që kanë qenë problematikë me shkeljet dhe dëmet që kanë shkaktuar përgjatë këtij viti 2024, do t’i llogariten në siguracionin e detyrueshëm të mjetit.
Aktualisht tregu i sigurimeve ka një farë konkurrence dhe çmimet variojnë nga 14 mijë lekë e lart për një makinë për një vit.
Pjesë e llogaritjes së çmimit do të jenë 7 faktorë risku, si historiku i dëmeve, fuqia motorike e mjetit, mosha e të siguruarit, vjetërsia e mjetit, etj.
Mimoza Kaçiz drejtuese e AMF, shpjegoi: “Pjesë e primit të sigurimit do të jenë edhe llogaritja e 7 faktorëve të rreziku, për të cilat kemi të dhëna të disponueshme.
1-Historiku i dëmeve, shumë i rëndësishëm. Është punuar për databazën e dëmeve në autoritet, ky regjistër furnizohet nga shoqëritë e sigurimeve dhe mbahet nga autoriteti. Po punohet që edhe vetë shoqëritë të kenë akses në këtë informacion për dëmet e një drejtuesi.
2-Fuqia motorike, sa më i lartë kubikazhi i mjeteve aq më i madh dëmi që shkakton, dhe aq më i lartë primi i sigurimit.
3- Mosha e të siguruarit, 18-21 vjeç është mosha më e penalizuar në policën e sigurimit të automjetit.
4-Eksperienca në drejtimin e mjetit, ku kanë vende që përfshijnë edhe pikët e patentës 5-Përdorimi i mjetit, nëse është subjekt apo kompani pasi kur është mjet biznesi përdoret nga disa drejtues.
6-Qarku i regjistrimit të mjetit, që ka të bëjë me incidenteve të aksidenteve sipas qarqeve.
7- Vjetërsia e mjetit”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd