Kasem Jugu dhe bashkëshortja e tij akuzojnë djalin me nusen se i kanë përzënë nga banesa.
Ata kanë denoncuar për të disatën herë djalin dhe nusen e tij, të cilët i kanë nxjerrë nga shtëpia, duke e detyruar çiftin e të moshuarve të flenë në stola pasi nuk kanë një vend ku të banojnë.
Kjo pasi nusja dhe djali nuk i lejojnë të hynë në banesë.
Por nga ana tjetër pas transmetimit maratone live ne studio, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nuses së djalit, e cila dëshmoi dhunën e vjehrrit dhe vjehrrës, duke tronditur opinionin publik.
Pas mbarimit të emisionit deklarata e saj ishte tronditëse, ajo deklaroi se dhuna ndaj saj nga ana e vjehrrit dhe vjehrrës ka qenë e vazhdueshme dhe se shqetësimi më i madh për atë janë fëmijët e mitur të cilët shpesh herë gjenden në situate dhune.
Por edhe pse kane kaluar muaj e vite nga ky konflikt, përsëri familja është në të njëjtën situatë.
Çifti i të moshuarve fle jashtë në qiell të hapur, madje vetë Kasemi ka tentuar vetëflijimin duke tronditur kështu kalimtaret të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë dhe duke mos e lejuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd