Transmetuar më 16-10-2024, 10:22

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas aksidentalisht nga gjyshi i tij.

Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi Preg Markdoda, duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit