Ai është rrumbullak 90 vjeç por dashuria nuk njihka moshë. I lidhur me një shqiptare 42 vjeçe, plaku nga Rimini e kishte ndarë mendjen: do ti dhuronte dashurisë së tij të fundit, 200 mijë euro nga pasuria e tij.
Një dhuratë plotësisht e justifikuar nisur nga fakti se kishin plot 20 vjet të lidhur, qyshkurse ajo ishte vetëm 22 vjeçe.
Por nuk iu bë e lehtë. Familjarët u sulën të kërkojnë rrugë ligjore që ta pengonin.
Dhe duket se ia arritën dhe e frenuan.
Ata e zbuluan historinë ndërsa transferta bankare ishte bërë gati për gruan 42 vjeçare nga Shqipëria.
Puna çaloi sepse plaku ishte i martuar dhe gruaja bashkë me vajzën e tyre u aktivizuan për të ndalur transfertën.
Ato madje e quajtën 42 vjeçare mashtruese dhe e denoncuan për “abuzim me gjendjen e dobësisë ose të mangësisë mendore të një personi të paaftë", duke iu referuar nenit 643 të Kodit Penal italian.
Por gjërat nuk janë aq të thjeshta: Lidhja 20 vjeçare e italianit me shqiptaren, ka përfunduar vitet e fundit kur ajo u martua dhe lindi fëmijë. Miqësia mbeti dhe ai donte ta shpërblente atë.
Çështja shkoi në prokurorinë e Riminit, ku prokurori Davide Ercolani – pas kallëzimit të bërë në fillim të kësaj vere, bllokoi menjëherë llogaritë bankare të 90-vjeçarit dhe 42-vjeçares duke nxjerrë një urdhër sekuestrimi provash.
Gruaja shqiptare pajtoi një avokat, Maurizio Ghinelli. Ai thotë se 42 vjeçare nuk e ka kryer veprën penale për të cilën po akuzohet.
Ndryshe mendon Giovanna Ollà, avokate e vajzës së 90 vjeçarit dhe presidente e Urdhrit të Avokatëve të Riminit, raporton noa.al.
Mbetet të vlerësohet niveli i ndërgjegjësimit të burrit kur i ka dhënë shuma të mëdha parash 42 vjeçares, apo përkundrazi, ka pasur presion nga ana e saj për të përfituar përfitime në dëm të familjes së të moshuarit.
Sipas prokurorisë, familja pretendon se i afërmi i tyre, shumë më i madh se 42-vjeçarja, ishte verbuar aq shumë nga pasioni, saqë u bë një objektiv i lehtë për partneren e tij shqiptare.
Avokati i të dashurës mbron dashurinë e tyre dhe paraqet një pamje ndryshe. Për Ghinelli e gjitha është një marrëdhënie autentike emocionale, e cila filloi njëzet vjet më parë, kur gruaja ishte 22 vjeçe dhe punonte si banakiere, dhe ai, atëherë në të shtatëdhjetat, ishte një pensionist i pasur.
Miqësia fillestare ishte kthyer në një lidhje romantike që zgjati dy dekada. Gjatë kësaj periudhe, burri, një ish-sipërmarrës dhe menaxher me një sasi të mjaftueshme pasurie, i kishte dhënë asaj dhurata dhe të holla.
Edhe kur marrëdhënia intime përfundoi dhe gruaja u martua dhe pati fëmijë, lidhja mes të dyve vazhdoi, me pensionistin që vazhdonte ta shihte si pjesë të familjes.
Më në fund, i vetëdijshëm për nevojën për t’i dhënë fund lidhjes përfundimisht, i moshuari kishte vendosur t’i jepte një "shpërblim" prej 200 mijë eurosh të dashurës së tij. Por para se të kalohej përmes bankës shuma, ka ndërhyrë policia, duke bllokuar transfertën e parave dhe dashurinë e tyre. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd