Transmetuar më 14-10-2024, 18:54

Cherly është 63 vjeçe kurse Quran është 26 vjeç, ky është çifti i njohur i TikTok , i cili pasditen e sotme ka dhënë lajmin e papritur në Top Channel.

Të ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë”, çifti ka ndarë lajmin e mirë, ndërkohë që kanë treguar edhe sa të vështirë e kanë patur për të gjetur një nënë surrogate. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet edhe me nënën e cila kishte ngel shtatzënë, teksa kjo e fundit është tërhequr.

Disa nga të ftuarit nuk ishin dakord me mënyrën se si dyshja e pazakontë që ka bëjë bujë në të gjithë botën mendonin në lidhje me fëmijën dhe kjo ka bërë që 63-vjeçarja Cherly të shpërthente në lot duke u shprehur se nuk i pëlqente që njerëzit ta gjykonin për zgjedhjet e saj.

Ajo shtoi se meqë vetë nuk mundet të bëjë dot fëmijë, do donte që nëpërmjet një nëne surrogate t`i jepte një fëmijë partnerit të saj të ri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit