Transmetuar më 14-10-2024, 18:53

Cherly është 63 vjeçe kurse Quran është 26 vjeç, ky është çifti i njohur i TikTok , i cili pasditen e sotme ka dhënë lajmin e papritur në Top Channel.

Të ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë”, çifti ka ndarë lajmin e mirë, ndërkohë që kanë treguar edhe sa të vështirë e kanë patur për të gjetur një nënë surrogate. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet edhe me nënën e cila kishte ngel shtatzënë, teksa kjo e fundit është tërhequr.

Disa nga të ftuarit nuk ishin dakord me mënyrën se si dyshja e pazakontë që ka bëjë bujë në të gjithë botën mendonin në lidhje me fëmijën.

Linda Pano: Është një shaka e madhe për mua, mjafon të shikosh atë foton aty, ai nuk është djali i saj është nipi i saj e para, e dyta katër gra të ndryshme një pjesë kanë jetuar në shtëpi me ta, janë të ndjekur në Tik-Tok dhe kanë gjetur një meëyrë për tu bërë të famshëm dhe për të bërë para

Cherly: Nuk jam paguar për ato që kemi postuar në Tik-Tiok nuk e bëjmë për teatër

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit