SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në shtirjen Lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave, por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Juglindor.
Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh, por do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga nga 8°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd