Transmetuar më 13-10-2024, 07:42

Këtë të diel që ka nisur, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje, raporton noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Që në nisje të kësaj të diele moti do të jetë me diell kryesisht. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 10/23°C

– Zonat e ulëta 12/26°C

– Zonat bregdetare 16/25°C

Kosova

Kosova për ditën e sotme, e diel 13 Tetor 2024 do të ketë diell dhe mjegull.

Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 19°C –21°C gradë Celsius në mesditë.

Shqipëria nesër

E Hënë 14 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, mjegull në mëngjes.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 10/21°C

– Zonat e ulëta 11/26°C

– Zonat bregdetare 14/26°C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit