Transmetuar më 12-10-2024, 09:08

Nedim Bajrami është ndër lojtarët e paktë, që mund të “shpikë” diçka te kombëtarja kuqezi. E ka bërë këtë disa herë, duke shënuar gola të shkëlqyer dhe siguruar pikë të çmuara. Mbrëmë ndaj Çekisë së karikuar dhe tejet fizike e pati të vështirë të “vendoste rregull” në konfuzionin e lojës sonë.

Pas humbjes 2-0, ai u shpreh: “E dinim që çekët do të shfaqeshin agresivë ndaj nesh, e pësuam golin shumë shpejt. Pas 10-15 minutash lojë e morëm ndeshjen nën kontroll. Nuk është se kundërshtari zhvilloi lojë shumë të mirë, thjesht luajti me topa të gjatë.

Lajm i mirë ishte humbja e Gjeorgjisë sonte, gjë që na mban ende në garë. Na kanë bërë shumë presion çekët, nuk na lanë të dilnim në lojën tonë të rrjedhshme. Mbas 2 ditësh kemi ndeshjen tjetër, shpresoj t’i shënojmë ndaj Gjeorgjisë golat që i shpërdoruam sonte.

Edhe mbrojtjen, edhe sulmin i kishim më të mirë. Çekët nuk kanë bërë ndonjë gjë më të mirë se ne sonte, por kështu është futbolli. Kundërshtari na mundi me topa të gjatë. Në futbollin e sotëm duhet të luash në 3-4 pozicione.

Unë jam ‘10’ natyral, por nuk e kam problem të luaj në krah. Edhe të Rangers luaj në krah. Sonte u përpoqa të ndihmoja Dakun, jap maksimumin kudo që të më pozicionojë trajnerin. Siodoqoftë, unë jam ‘10’ si futbollist”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit