Transmetuar më 11-10-2024, 14:22

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar pas shpërthimit të një mini-cisterne pranë një pompe derivatesh në Pejë.

I lënduari pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar.

Ndërsa viktima, 45 vjeç kishte shkuar për të rregulluar cisternën dhe dyshohet se duke punuar me një mjet pune, ka prekur në pompë e cila më pas ka shpërthyer.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se shpërthimi ka pasur pasoja për viktimën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Mjekësia Ligjore, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të bëhet tërheqja e trupit të pajetë.

“Shpërthimi ka ardhur si pasojë e një mini-cisterne, ku pasoja ka qenë fatale për jetën dhe trupin e viktimës”, ka thënë Nikçi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit