Transmetuar më 11-10-2024, 14:48

STRASBURG- Një situatë jo e zakontë në një parlament, dhe aq më shumë në Parlamentin Europian është regjistruar kësaj jave gjatë një seance plenare. Pasi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban përfundoi fjalimin para eurodeputetëve, një pjesë e këtyre të fundit filluan të duartrokasin dhe të këndonin këngën e famshme "Bella Ciao", duke bllokuar përkohësisht procesin e seancës.

Pas rreth 20 sekondash nga kjo brohoritje, presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, mori fjalën duke u munduar të ndalojë këngën, ku tha se "Ky nuk është Eurovizion".

Metsola, duke u munduar të mbante të qeshurën siç shihet në videon e mëposhtme u kërkoi zyrtarëve të pranishëm që të "respektonin dinjitetin e kësaj Dhome" pasi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e radhës për të marrë fjalën dhe për të folur.

Orban sapo kishte paraqitur prioritetet e Hungarisë për Presidencën e saj mbi Këshillin e Bashkimit Evropian kur shpërtheu kjo skenë në Strasburg. Hungaria do ta mbajë këtë presidencë të BE-së deri në fund të vitit 2024.

"Bella Ciao" është një këngë italiane që e ka origjinën nga luftëtarët italianë të rezistencës në luftën e tyre kundër trupave pushtuese të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Orban i Hungarisë është lideri i partisë së djathtë Fidesz në qeverinë hungareze – kryeministri hungarez është përballur me shumë kritika gjatë viteve për bindjet e tij politike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit