

Fier, 11 tetor 2024/noa.al – Një burrë ka humbur jetën sonte në një aksident të dhimbshëm në rrugën që lidh Lushnjen me Beratin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin Petro Piti është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin Arben Toska, raporton noa.al.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi Petro Piti. Në foto shikoni pamje në vendngjarjes.


Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin Arben Toska në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






