Transmetuar më 10-10-2024, 19:07

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Shqipëri së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë inauguruar xhaminë më të madhe në Ballkan, Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin financiar të Turqisë.

Xhamia ka 4 minare 56 metra të larta dhe një kupolë 35 metra të lartë, me detaje që kujtojnë arkitekturën osmane.

Xhamia e shtrirë në gati 10 mijë metër katrorë dhe me kapacitet për të pritur deri në 10 mijë besimtarë në të njëjtën kohë.

Pas gati 9 vitesh e gjysmë nga hapja e themeleve Namazgjasë me kosto 24.3 milionë euro është hapur për të pritur besimtarët.

Ndërtimi i Xhamisë më të madhe në Ballkan nisi në vitin 2015 mbi truallin e njohur si Namazgjah në zemër të Tiranës. Punimet pothuajse përfunduan në vitin 2019, por hapja e xhamisë u mbaj pezull edhe për pesë vjet të tjera.

Me mbështetjen financiare të Drejtorisë për Çështjet Fetare në Turqi, Diyanet, pjesë e Xhamisë së Madhe, janë edhe bibliotekat, qendra kulturore, parkingu, kursi i librit të shenjtë, Kuranit, salla e ekspozitave, mensa dhe ajo e konferencave.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia investohen në objekte fetare. Disa qindra-mijëra euro u shpenzuan nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim për restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut. Qeveria turke i ka kushtuar një rëndësi të madhe ruajtjes së objekteve historike nga periudha osmane, duke investuar rreth 20 milionë euro në 500 projekte restaurimi me anë të agjencisë TIKA.

Kjo vlerë është 20-fish më e lartë nga ajo që qeveria e Shqipërisë jep për komunitetet fetare. Këtë vit nga Buxhetit i Shtetit kulteve fetare iu ndanë pak më shumë se 142 milionë lekë apo rreth 1.4 milionë euro.

Pjesa më e madhe e arave, gati 39 milionë lekë iu shpërndanë Komunitetit Mysliman, kjo në raport me numrin e besimtarëve. Kisha Ortodokse Autoqefale dhe ajo Katolike morën nga 37.9 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër shkoi për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit