Transmetuar më 10-10-2024, 16:08

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, tha sot në Tiranë se do të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të plotësuar nevojat e forcave të armatosura të Shqipërisë.

"Ne do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik, aleatit tonë të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake", deklaroi Erdogan.

Ai la të kuptohet se kishte marrë diçka që donte në këmbim, kur menjëherë më pas tha: "Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s me mikun tim të dashur kryeministër, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroriste në mënyrë efektive përmes vendimeve që ne kemi marrë sot.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit