Transmetuar më 10-10-2024, 11:53

Tenisi botëror ka humbur një nga fenomenet më të mëdha të dy dekadave të fundit. Rafael Nadal njoftoi tërheqjen e tij nga garat zyrtare mëngjesin e së enjtes, 10 tetor.

Pasi përjetoi një vit 2024 të komplikuar, të karakterizuar nga pjesëmarrja e tij e fundit në Lojërat Olimpike Verore, 38-vjeçari nga Mallorca vendosi “ta varë raketën e tij në mur”.

E bëri këtë pasi luajti në “Davis Cup Final 8”, ku u thirr si dyshe me Carlos Alcaraz.

"Përshëndetje të gjithëve, jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit, – shpjegoi spanjolli në një video të publikuar në rrjetet sociale.

– Mendoj se nuk jam më në gjendje të luaj pa kufizime. Natyrisht që është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë atë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund. Mendoj se është koha e duhur për ta përfunduar karrierën time. Kam fituar më shumë se sa e imagjinoja".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit